Zgjedhjet në SHBA, Skënderi: Akuzat për shkelje do të sfumohen nëse rezultati do të jetë larg pragut

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2020, 14:08 | Bota
Zgjedhjet në SHBA, Skënderi: Akuzat për shkelje do të

Një garë jashtë rregullave që ka imponuar tension edhe në kalkulimet më të mira elektorale na çon në SHBA, ku rezultati i ngushtë zgjedhor ka lënë pezull rezultatin si rrallëherë dhe ka detyruar të artikulojë dhe akuzën për vjedhje votash, presidentin aktual Trump.

Eksperti për zgjedhjet, ish-anëtari i KQZ-së, Bledar Skënderi, ishte i ftuar në A2 nga ku foli për votimet dhe procesin e numërimit të votave në SHBA, si dhe akuzat për shkelje zgjedhore.

Skënderi u shpreh se stërzgjatja e procesit të numërimit të votave ka ardhur si pasojë e votave me postë dhe rezultatit të ngushtë. Ai theksoi se nëse rezultati do të jetë jo afër pragut, atëherë do të sfumohen pretendimet për shkelje zgjedhore.

“Shpeshherë, në Shqipëri, KQZ akuzohej se vononte rezultatin e votimit. Ne jemi nga vendet që e nxjerrim në kohë më të shpejtë rezultatin e zgjedhjeve. Por, çfarë ndodh në vendet më të zhvilluara? Në momentin e parë kur nis procesi shihet tendenca e fituesit, ndërsa kundërshtari uron tjetrin dhe kjo është kultura e pranimit të rezultatit. Ndërkohë, në Amerikë, në disa raste, procesi i numërimit ka vazhduar edhe një javë më mbrapa, pavarësisht se natën e parë është marrë vesh fituesi. E njëjta gjë ndodh, për shembull edhe në Austri. E njëjta gjë ndodh edhe në Amerikë, pasi votat me postë kërkojnë kohën e tyre të ndahen, për cilin shtet janë drejtuar dhe më pas të llogariten në rezultatin përfundimtar. Për shkak se rezultati është shumë i ngushtë, këto vota po bëhen determinante dhe prandaj janë ngritur edhe pretendime, sidomos nga Trump, për manipulim .

Akoma nuk ka mbaruar faza e parë e procesit. Fillimisht duhet të mbarojë numërimi dhe më pas mund të ngrihen pretendime nga palët, por unë nuk besoj se mund të ngremë paralele me zgjedhjet e vitit 2000, jemi në situata krejtësisht të ndryshme. Unë besoj se nëse do të ketë ndonjë betejë ligjore, ajo do të lidhet sidomos me pjesën e rinumërimit në zona të caktuara, ku diferenca ka qenë shumë e vogël. Nëse Biden do të ketë një rezultat jo afër pragut do të shikoni se të gjitha pretendimet me shkelje zgjedhore do të sfumohen.

Për herë të parë, kemi pasur akuza nga populli dhe na u duk sikur zgjedhjet po zhvilloheshin në Shqipëri, duke ndjekur Trump me deklaratat: mbani duart larg kutive. Unë mendoj se është një qëndrim personal i Trump”, u shpreh Skënderi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos