Viktima të dhunës në familje, vitin e shkuar u rrit me 10.5% numri i grave të keqtrajtuara, 18 humbën jetën

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2022, 19:57 | Aktualitet
Viktima të dhunës në familje, vitin e shkuar u rrit me 10.5%

Dhuna brenda familjes u zgjerua edhe më tej vitin e shkuar. Sipas të dhënave nga Policia e Shtetit gjatë 2021-shit u regjistruan 1662 vepra penale të “Dhunës në familje”, 158 më shumë se në 2020 duke pësuar kështu një rritje me 10.5 për qind.

Për sociologë, këto janë vetëm shenjat e para të efekteve “post-pandemi”.

Trendin në rritje të dhunës brenda familjes e konfirmojnë edhe qendrat që kanë në fokus rehabilitimin e grave të dhunuara.

Me gjithë ashpërsimet e dënimeve dhe ndryshimet në legjislacion, viktimat e dhunës në familje po rezulton ta kenë të vështirë t’i shpëtojnë kurthit të keqtrajtimit.

Nuk janë të pakta rastet që edhe me pasjen e urdhrit të mbrojtjes nga gjykata, disa gra të dhunuara kanë përfunduar në humbje jete.

Vetëm vitin e shkuar në vend humbej jetën 18 gra të cilat u vranë nga kryesisht nga ish-bashkëshortë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos