
Viktor Hygo është konsideruar si nderi i letërsisë franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vlerësua në radhë të parë si poet, por edhe këtu ai i theu rregullat kryesore, thelbësore, në të cilat bazohej letërsia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe lirikat e tij janë të paarritshme. Ai do të ngelet përherë një nga shkrimtarët më të ndritur e të lavdishëm të Francës.
Viktor Hygo diti të qëndronte larg nga modelet melankolike dhe të vetmuara që karakterizonin poetët e kohës, duke ditur të pranojë peripecitë jo gjithmonë të lumtura të jetës së tij, për t’i bërë eksperienca thelbësore dhe të mbledhë vlerat dhe sfumaturat e shpirtit human.
Shkrimet e tij arritën të mbulonin të gjitha gjinitë letrare, nga lirika, te tragjedia, zakonet, satira politike, romani historik e social, duke ngjallur respektin në të gjithë Evropën. (A2 Televizion)