
Jetojnë mbi naftë, por nuk kanë çfarë të pinë dhe me çfarë të lahen.
Ky është realiteti i banorëve të Visokës në bashkinë e Mallakastrës. Në fshatin me puse nafte, banorët përdorin ende kafshët për të mbushur ujë për nevojat më jetike.
Ankesat e tyre janë dëgjuar me qindra herë para votimeve, por nuk janë vlerësuar asnjëherë. Edhe ato familje që kanë pasur mundësi financiare për të hapur puse, nuk i përdorin dot, pasi ka mbetje naftës.
Ndërkohë nga bashkia e Mallakastrës shprehen se e njohin problematikën e ujit në Visokë, dhe për këtë arsye kanë paraqitur projektin në ministrinë e linjës dhe janë në pritje të tenderit për ndërtimin e ujësjellësit.
Deri atëherë, banorët kanë një tjetër verë që do të vuajnë për ujë. (A2 Televizion)