Hong Kongu nuk gjen asnjë moment paqeje. Protestuesit pro-demokracisë mirëpriten dekadën e re përmes një tubimi të organizuar për ditën e parë të Vitit të Ri.
Marshimit të tyre iu bashkuan dhjetëra mijëra qytetarë të Hong Kongut. Protesta duhej të zhvillohej e qetë, por në disa zona u verifikuan dhe përplasje ndërsa policia qëlloi me gaz lotësjellës për të qetësuar situatën.
Ndërkohë, trazira ka pasur edhe gjatë natës së fundit të 2019-ës dhe orëve të para të Vitit të Ri. Ligjvënës nga 18 shtete të ndryshme të botës i dërguar një letër lideres Kerri Lam, dhe e nxitën atë që të gjente një zgjidhje për për krizën që vijon prej 6 muajsh. (A2 Televizion)