Dita e 2 janarit duket se ka nisur më vrullshëm për kryeqytetasit. Lëvizja e njerëzve dhe qarkullimi i mjeteve iu rikthyen normalitetit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për bizneset, pasi pjesa dërrmuese e tyre janë ende të mbyllura.
Qepenat i kanë ulur edhe furrat e bukës, por për qytetarët kjo është një situatë normale. Si çdo vit, kanë marrë masat e nevojshme për furnizimin me ushqime.
Kafenetë nga ana tjetër duket se janë ndër të paktat subjekte që kanë vijuar punën normalisht që në orët e para të mëngjesit. Përveç tyre, punës i janë rikthyer gjithashtu edhe qendrat tregtare në shërbim të qytetarëve.
Ndërkaq, ashtu siç ishte parashikuar në projektligj, administrata publike do t’i rikthehet punës më 6 janar. (A2 Televizion)