Vizita në Tiranë, i dërguari i posaçëm i SHBA do të takojë Ramën e Bashën

Nga A2 CNN
5 Dhjetor 2021, 16:01 | Politikë
Vizita në Tiranë, i dërguari i posaçëm i SHBA do

I dërguari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Eskobar, pritet të vizitojë kryeqytetin shqiptar javën që vjen.

Tirana zyrtare ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht për agjendën, por pritet që zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë takime me Kryeministrin Rama dhe me kreun demokrat, Lulzim Basha.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikane e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes non grata nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratet përfshirë në një debat të brendshëm. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/08/tensionet-ne-bosnje-e-hercegovine-escobar-takon-dodik-nuk-do-kete-lufte-dhe-as-ndarje/

A2 CNN Livestream

Latest Videos