All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Vjedhja e pazakontë, hajdutët zbrazin 55.000 litra ujë gjatë natës dhe grabisin pishinën

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 13:11 | Bota
Vjedhja e pazakontë, hajdutët zbrazin 55.000 litra ujë gjatë
All - Paragraf - 1

Mund të duket e padëgjuar, por në Bernareggio të Italisë, një grup hajdutësh kanë grabitur një pishinë të çmontueshme me përmasa 10 me 5 metra.

Giornale di Monza, të cilat intervistuan pronarin e pishinës sqarojnë se midis orës 23:00 të së mërkurës 26 korrik dhe 05:00 të mëngjesit të së enjtes 27 korrik, hajdutët hynë në kopshtin e vilës për të vjedhur pishinën.

All - Paragraf - 3

Ajo çka duket e pabesueshme është se pishina ishte e mbushur me 55.000 litra ujë, të cilat u shkarkuan nga hajdutët dhe më pas u çmontua.

Duke pasur parasysh madhësinë e pishinës, kriminelët ndoshta përdorën një automjet të rëndë për ta ngarkuar, e madje sipas pronarit kanë vjedhur edhe pompën.

“Iu është dashur gjithë nata, sepse ky është një operacion që kërkon shumë kohë”, tha ai me hidhërim për të përjavshmen vendase.

All - Paragraf - 6

Ka qenë një fqinj që kuptoi se pishina ishte zhdukur nga kopshti dhe njoftoi pronarin në mëngjes. “Askush nuk ka parë e dëgjuar asgjë”, shpjegon viktima.

Hajdutët duket se janë lodhur aq shumë për të hequr pishinën, saqë kanë konsumuar edhe pijet e ushqimet në një frigorifer që pronari i shtëpisë mbante jashtë.

"Ata morën vetëm pishinën dhe pompën, nuk prekën as një nga produktet që përdor për pastrimin e ujit. Kjo më bën të mendoj për një vjedhje të studiuar, pothuajse sikur të ishte porositur, sepse po ashtu pishina ishte krejt e re, atë ditë e kisha blerë dhe montuar”, shtoi ai. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos