Vjedhja e të dhënave, Transparency International: SPAK të hetojë urgjentisht

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 15:04 | Aktualitet
Vjedhja e të dhënave, Transparency International: SPAK të

Transparency International ka reaguar pas akuzave të ngritura gjatë ditëve të fundit në Shqipëri për vjedhje të të dhënave personale nga Partia Socialiste.

Transparency International kërkon që autoritetet shqiptare, pa vonesa, të përcaktojnë nëse PS ka marrë të dhëna të votuesve në Tiranë nga regjistrat qeveritarë.

“SPAK duhet gjithashtu të hetojë urgjentisht nëse partia në pushtet abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren në zgjedhjeve parlamentare të së dielës”, thuhet në reagim.

“Në vitet e fundit, kemi parë një trend alarmues të shfrytëzimit të të dhënave personale për të ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve. Nëse provohen pretendimet se partia në qeveri në Shqipëri ka përdorur një databazë të siguruar në mënyrë të paligjshme, me informacione personale dhe private për 910 mijë qytetarë, do të përbënte jo vetëm një shkelje të të dhënave, por edhe një cenim të besimit të publikut. Një hetim i paanshëm duhet të mbahet sa më parë”, u shpreh Daniel Eriksson, shefi ekzekutiv i Transparency International. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos