Vllaznia, befasia e Kupës

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 08:26 | Futboll
Vllaznia, befasia e Kupës

Kupa e Shqipërisë mbetet turneu i surprizave dhe rezultatet e papritura në sfidat e para nuk munguan.

Befasia më e madhe ishte triumfi 2-1 i Flamurtarit përballë Vllaznisë. Me Fernandon dhe Dishën, kuqezinjtë përmbysën avantazhin e shkodranëve me Vulajn.

Fitore regjistruan ekipet e tjera të mëdha të grupit A, nga Kastrioti për të vijuar me Bylisin.

Surpriza kishte edhe në grupin B, aty ku Luzi frenoi Teutën në barazim pa gola. Kukësi shfrytëzoi Kupën për të regjistruar fitoren e parë sezonale, teksa nuk zhgënjyen Laçi e Skënderbeu.

Erzeni fitoi 2-1 me përmbysje me Turbinën, me kryesuesit e Superiores që pësuan golin e parë në këtë sezon, por sërish vijojnë ecurinë mbresëlënëse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos