
Vllaznia fitoi 1-0 ndaj Bylisit dhe rimori kreun e Kategorisë Superiore në javën e gjashtë.
Mjaftoi një gol i Eni Imamit për shkodranët për të marrë 3 pikët, duke u ngjitur në kuotën e 13 pikëve.
Me të njëjtin rezultat fitoi edhe Kukësi ndaj Apolonisë. Ishte Friday ai që i dha fitoren kuksianëve me një gol në minutën e 76.
Ndërkohë, Laçi u ndal në Korçë me rezultatin 1-1. Uerdi Mara shënoi fillimisht për Skënderbeun, ndërsa rezultati u barazua në minutat shtesë nga Harmon.
Edhe Teuta nuk shkoi më shumë sesa barazimi 1-1 ndaj Kastriotit, në ndeshjen e zhvilluar në Durrës. (A2 Televizion)