
Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e parë e Vllaznisë në Conference League ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës.
Në Loro Boriçin e mbushur me tifozë, skuadra shkodrane u ndëshkua në fundin e pjesës së parë kur arbitri irlandez akordoi një penallti shumë të dyshimtë dhe bujare për rumunët, të cilën e ekzekuton saktë Ivan dhe dërgon skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1.
Nga ana tjetër Josa bën menjëherë dy ndryshime, duke aktivizuar Markun e Hoxhajn në vendin e Heric dhe Krujës, dhe duket se kjo zgjedhje i ka dhënë të drejtë trajnerit kryeqytetas.
Pas një aksioni mjaft të bukur, Marku shërbehet në zonë, sheh Hoxhajn dhe e shërben, me vlonjatin që e ka të lehtë ta devijojë topin në rrjetë dhe të ndezë atmosferën në “Loro Boriçi”.
Tashmë, Vllaznia e Josës do të luajë shanset e saj për të kaluar këtë raund një javë më pas në Rumani, në ndeshjen e kthimit. (A2 Televizion)