Vlora e rrethuar nga toka dhe deti, Giorgia Meloni nis vizitën në Shqipëri

Nga A2 CNN
14 Gusht 2023, 18:24 | Aktualitet
Vlora e rrethuar nga toka dhe deti, Giorgia Meloni nis vizitën në

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, së bashku me vajzën dhe partnerin e saj ka nisur vizitën në Shqipëri, pas ftesës së bërë nga homologu Edi Rama.

Shefja e qeverisë italiane është pritur në portin e Vlorës nga vetë kryeministrin Rama, pas udhëtimit të saj me traget.

Së bashku, Rama dhe Meloni kanë udhëtuar me makinë në një nga rezidencat turistike që ndodhet në këtë zonë.

Vizita e Melonit në Vlorë vjen në një kohë kur kryeministri Rama ka shprehur vlerësim të lartë për lideren e “Fratelli d’Italia”, në intervistat e fundit për mediat përtej Adriatikut.

Masa të forta sigurie ka pasur në portin e Vlorës për vizitën e kryeministres Meloni, ku dhe trageti me të cilin ajo ka udhëtuar është shoqëruar në ujërat shqiptare nga disa skafe të policisë.

Ndërkohë, një ditë më parë në vilën qeveritare ku po qëndron për pushime Edi Rama, ka mbërritur me helikopter dhe ish-kryeministri britanik Toni Blair. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos