Vlora rekord edhe me zjarret këtë sezon veror, shumica të qëllimshëm

Nga A2 CNN
29 Shtator 2022, 16:48 | Aktualitet
Vlora rekord edhe me zjarret këtë sezon veror, shumica të

Sezoni veror në qarkun e Vlorës ka shënuar edhe një tjetër rekord, përveç atyre të fluksit dhe xhiros së realizuar. Për çdo ditë të sezonit, emergjencat civile të Vlorës janë përballuar me situata zjarri nga Saranda deri në Novoselë.

Tani që rreziku nga zjarret është minimal, prefekti i qarkut tregon se si u përballuan situatat e rënda dhe cilat ishin shkaqet kryesore të vatrave të zjarrit, një prej aspekteve më shqetësuese në stinën e verës.

Ashtu si në vitet e kaluara, mosreagimi në kohë i strukturave vendore që administrojnë zonat që përfshihen nga flakët, shikohet si arsyeja kryesore e daljes së vatrave jashtë kontrollit dhe djegie edhe të sipërfaqeve të mbjella me pemëtari apo kultura bujqësore.

E ndërsa zjarret vijojnë të djegin çdo sezon veror për të njëjtat arsye dhe për të njëjtat shkaqe të mosreagimit, emergjencat tanimë janë të fokusuara te përballimi i përmbytjeve, ku rezultatet pritet të jenë më të mira edhe si pasojë e investimeve të kryera në prita dhe pastrime të kanaleve kulluese. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos