
Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët e tij në makinë, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se 45-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. (A2 Televizion)