Një masiv dheu zë poshtë 27-vjeçarin, aksident me vdekje në minierën e Bulqizës

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 20:38 | Kronikë
Një masiv dheu zë poshtë 27-vjeçarin, aksident me vdekje

Një aksident me pasojë vdekjen raportohet se ka ndodhur në minierën e Bulqizës.

Nga burimet e para raportohet se një 27-vjeçar ka humbur jetën, pasi e ka zënë poshtë një masiv dheu.

"Me datë 28.05.2021, rreth orës 18.30, në një subjekt minerar në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi E. A., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos