
Një zjarr masiv ka ndodhur në Durrës, në zonën e Maminasit. Bëhet fjalë për një fabrikë e re tullash, ku një prej godinave është djegur në pjesën më të madhe të saj.
Punonjësit janë evakuuar, por sipas informacioneve, një saldator 57-vjeçar është lënduar dhe ndodhet në Spitalin Francez Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Fabrika e tullave ishte parashikuar të niste punën pikërisht një ditë më parë kur ra edhe zjarri, i cili i mori jetën edhe një personi. Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit. (A2 Televizion)