Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, FNSH merr në mbrojtje familjen e autorit

Nga A2 CNN
29 Maj 2021, 11:05 | Kronikë
Vrasja e 25-vjeçarit në Shkodër, FNSH merr në mbrojtje

Emiljan Ndou, 25-vjeçar, mbeti i vrarë në orët e vona të së premtes nga bashkëfshatari i tij M.K, 47 vjeç për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Pak minuta pas krimit, policia arriti të arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Ndërkohë, mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në mbrojtje familjen e autorit, pasi janë fqinjë me familjen e viktimës dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, FNSH e Shkodrës është e pranishme në banesën e autorit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/29/vritet-me-arme-nje-25-vjecar-ne-shkoder/

A2 CNN Livestream

Latest Videos