
Kopshti nr. 9 i qytetit të Vlorës është institucion i tretë i arsimit parashkollor që mbyllet në qytetin e Vlorës. Shkak është bërë konfirmimi i 3 edukatoreve të prekura më COVID-19, ndërsa 2 të tjerë mbeten në pritje të përgjigjeve të tamponit.
Stafi prej 28 personash i këtij kopshti do të karantinohet, ndërsa institucioni do qëndrojë i mbyllur sipas ISSH deri në datë 25 nëntor.
Pas marrjes së njoftimit për punonjës që rezultuan pozitivë prindërit nuk i kanë sjellë fëmijët më në kopsht. Jashtë kamerave ekspertë të ISSH sqarojnë se mungon kujdesi brenda institucioneve dhe se stafet pedagogjike nuk respektojnë protokollet e distancimit social. Në këtë institucion, puna ka vijuar normalisht 12 ditë pas konstatimit të rasteve të para. (A2 Televizion)