Vlorë, nuk ka punonjës, administratorët trajnohen vetë për vrojtues plazhi

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 12:34 | Aktualitet
Vlorë, nuk ka punonjës, administratorët trajnohen vetë

Edhe pse kushtet e motit kanë qenë jo shumë të përshtatshme, plazhet e Vlorës kanë filluar të frekuentohen, qoftë ato publikë dhe privatë.

Bashkë me dorën e fundit të përgatitjeve të plazheve, këto të fundit duhet të kenë edhe vrojtuesit përkatës për të dhënë ndihmën e parë në det apo në breg. Por tashmë mungesa e krahut të punës ka prekur edhe sektorin e vrojtuesve.

Instruktorët e federatës shqiptare të vrojtuesve dhe shpëtimit në ujë shprehen se mes personave që po trajnohen një pjesë e mirë janë vetë administratorët që kanë marrë plazhet në shfrytëzim, pasi nuk kanë pasur mundësi të gjejnë persona për ta kryer këtë shërbim.

Përveç kësaj problematike, federata e vrojtuesve konstaton se edhe kullat e vrojtimit nuk janë në vendet e duhura për funksionin që duhet të kenë.

Pavarësisht situatës, shpresohet që në fillim të muajit qershor, të gjitha plazhet e miratuara në shërbim të popullatës, qofshin ato publike apo private të jenë të pajisur me vrojtuesit e certifikuar, që tashmë është një detyrim ligjor i çdo subjekti qe administron plazhet.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/29/rritet-numri-i-vrojtuesve-por-shqiperia-ende-nuk-permbush-standardet-per-flamurin-blu/

A2 CNN Livestream

Latest Videos