Vlorë, task forca antikoronavirus kalon në sitë lokalet

Nga A2 CNN
8 Korrik 2020, 14:57 | Sociale
Vlorë, task forca antikoronavirus kalon në sitë lokalet

Baret, restorantet dhe gjithçka që është në funksion të argëtimit përgjatë orëve të mbrëmjes në qytetin e Vlorës kanë kaluar në sitën e task forcës për verifikimin e masave antikoronavirus.

Inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Shëndetit, të mbështetur edhe nga policia, kanë ushtruar kontrolle deri në orët e para të mëngjesit, ku janë konstatuar shkelje sa i takon mosruajtjes së distancës, kryesisht në baret e natës.

Dhe natyrisht për rastet ku janë konstatuar shkelje janë marrë edhe masa administrative.

Kontrollet do të vijojnë çdo ditë dhe mbrëmje përgjatë gjithë vijës bregdetare, nga Vlora deri në Ksamil. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos