
Arben Mema, personi që hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”, duke rrezikuar jetën e njerëzve, ka dalë sot para gjykatës për caktimin e masës së sigurisë.
Akuzat për Arben Memën janë “vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentativë”, “prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “shkatërrim prone” dhe “largim nga vendi i aksidentit”.
Kur u pyet se pse e bëri atë veprim, Mema tha: “Unë i dhashë djathtas, makina më iku majtas”. (A2 Televizion)