VMRO-DPMNE kërkon sqarime, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do shqyrtojë propozimin francez pas buxhetit

Nga A2 CNN
11 Korrik 2022, 19:14 | Ballkani
VMRO-DPMNE kërkon sqarime, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut do

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nuk ka caktuar ende një datë për shqyrtimin e propozimit francez. Krye-parlamentari, Talat Xhaferi, mbajti një takim me koordinatorët e grupeve parlamentare për të diskutuar për këtë temë.

 Ai njoftoi se seanca plenare për kuadrin negociator do të thirret vetëm pas debatit për miratimin e buxhetit të rishikuar për vitin 2022, që zgjat pesë ditë.

Gjithashtu Xhaferi konfirmoi se propozimi francez për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian do të shkojë direkt në kuvend për debat dhe votim pa u kthyer në qeveri, siç kërkon VMRO-DPMNE-ja opozitare.

https://a2news.com/2022/07/08/propozimi-francez-ne-kuvend-protesta-ne-shume-qytete-te-maqedonise-se-veriut/

 Kjo forcë politike, e cila prej ditësh proteston kundër planit Macron, thekson se dosja e dërguar në kuvend është e paplotë dhe kërkon dokumentin e plote nga kabineti i drejtuar nga Dimitar Kovaçevski.

LSDM-ja në pushtet u përgjigj duke theksuar se propozimi është publikuar I plotë nga qeveria në uebsajtin e saj dhe se është bërë transparencë lidhur me këtë çështje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/06/30/propozimi-francez-osmani-konfirmon-se-teksti-u-ndryshua/

A2 CNN Livestream

Latest Videos