
Një 26 vjeçar me inicialet K.B. është arrestuar nga efektivët e Komisariati nr.1 në Tiranë pasi akuzohet se ka vjedhur një pikë karburanti.
Ngjarja ka ndodhur më datë 24 janar në një pikë karburanti në Sauk të vjetër. I riu mendohet se ka vjedhur një shumë 25mijë lekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe i akuzuari do të përballet me akuzën “vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. (A2 Televizion)