Metallica është detyruar të ndërpresë turin e parashikuar në Australi dhe Zelandën e Re për shkak se vokalisti James Hetfield ka hyrë në rehabilitim për abuzim me alkoolin.
Njoftimi erdhi nga 3 pjesëtarët e tjerë të grupit të famshëm, Lars Ulrich, Kirk Hammett dhe Robert Trujillo, që njoftuan në rrjetet sociale se këngëtari, që ka pasur probleme me varësinë ndaj alkoolit prej vitesh, i është kthyer rehabilitimit.
Grupi bëri të ditur se të gjitha biletat e blera do të rimbursohen.
Problemet e James Hetfield me alkoolin janë treguar edhe në dokumentarin "Some Kind of Monster" të vitit 2004. Edhe atëherë këngëtari nisi një periudhë rehabilitimi.
Metallica është një grup i themeluar në vitin 1981 nga James Hetfield dhe Lars Ulrich. (A2 Televizion)