
Kombëtarja shqiptare e volejbollit për meshkuj ka humbur edhe ndeshjen e dytë të eleminatoreve të Evropianit.
Kuqezinjtë u mundën nga Zvicra 3-0 me sete (25-18, 25-21 dhe 26-24).
Me të njëjtin rezultat, kombëtarja u mund dje edhe nga Rumania.
Shqipëria renditet e fundit në grupin E, me 0 pikë, ndërkohë që kryeson Sllovakia me 6 pikë, e ndjekur nga Rumania dhe Zvicra, të dyja me nga 3 pikë. (A2 Televizion)