Von der Leyen i dorëzon pyetësorin e anëtarësimit presidentit Zelensky: Sot nis rruga juaj drejt BE

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 21:18 | Bota
Von der Leyen i dorëzon pyetësorin e anëtarësimit

"Ukraina është pjesë e familjes evropiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t'ju dhënë një përgjigje të parë pozitive. Në këtë zarf është fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së. Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim”.

Kështu presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen që i dorëzoi me ceremoni presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një pyetësor për ta plotësuar, si pjesë e procesit të gjatë të anëtarësimit në BE, duke i dhënë mundësinë e  jë hapi të rëndësishëm Ukrainës.

Von der Leyen tha se ajo shpreson të punojë ngushtë me presidentin Zelesnky për të plotësuar pyetësorin brenda javësh.

Duke e falënderuar atë kur mori dokumentin, Zelesnky tha: "Ne do të jemi gati me përgjigjet, Ursula, brenda një jave".

Pyetësori është një nga hapat e shumtë që Ukraina duhet të plotësojë për të arritur anëtarësimin e plotë në BE. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos