Von der Leyen mbërrin në Tiranë

Nga A2 CNN
27 Tetor 2022, 15:09 | Politikë
Von der Leyen mbërrin në Tiranë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, mbërriti të enjten në Tiranë, për një vizitë zyrtare. Ajo u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” nga Kryeministri Edi Rama dhe me një ceremoni shtetërore.

Vizita vjen si pjesë e një turi në vendet e rajonit për të prezantuar planin e BE-së për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në përballimin e çmimeve të energjisë, plan që shoqërohet nga një fond prej 1 miliard euro. Të mërkurën, ajo ishte në Maqedoninë e Veriut, ndërsa paraditen e së enjtes në Prishtinë. Ditën e premte, vizita vijon në Bosnjë e Mal të Zi, ndërsa mbyllet ditën e shtunë me Serbinë.

Në fjalën e saj në Kosovë, Von der Leyen theksoi mbështetjen e saj për vendin me një plan konkret prej 75 milionë eurosh, për të mbështetur bizneset dhe ekonomitë familjare, deri në fund të vitit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/10/27/keni-permbushur-kriteret-per-liberalizmin-e-vizave-von-der-leyen-nga-janari-75-milione-euro-financime-per-kosoven/

A2 CNN Livestream

Latest Videos