Von der Leyen, mesazh të qartë nga Tirana: E ardhmja e Shqipërisë është në BE

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 10:13 | Politikë
Von der Leyen, mesazh të qartë nga Tirana: E ardhmja e

E ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian. Është ky mesazhi i qartë i presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen nga Tirana. Në një postim në Twitter të shoqëruar edhe më një foto me kreun e qeverisë shqiptare, shefja e KE-së shprehet se Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Ndërkohë që vlerëson edhe reformën në drejtësi në Shqipëri, Von der Leyen, thotë se edhe BE-ja duhet t’i qëndrojë këtij angazhimi”.

“E kënaqur që fillova vizitën time në Ballkanin Perëndimor në Shqipëri. Mesazhi im është i qartë: e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me përparim të mirë në reformat në drejtësi, Shqipëria ka arritur qartë. Tani BE-ja duhet të bëjë gjithashtu”.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka nisur sot nga Shqipëria turin e saj në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. (A2 Televizion)

https://twitter.com/vonderleyen/status/1442752766636666883

A2 CNN Livestream

Latest Videos