Von der Leyen në Shkup: E ardhmja juaj në BE, ju duam afër nesh

Nga A2 CNN
29 Shtator 2021, 09:14 | Ballkani
Von der Leyen në Shkup: E ardhmja juaj në BE, ju duam afër nesh

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, shprehu mbështetje të plotë për hapjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit, sa më shpejt që të jetë e mundur, gjatë vizitës që kreu të martën në Maqedoninë e Veriut, menjëherë pasi mbylli atë në Tiranë.

Ajo njohu përparimin e madh që ka bërë ky shtet në këtë drejtim. “Është e vërtetë se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE dhe ju duam afër nesh”, tha presidentja e KE-së, në konferencën për shtyp me kryeministrin, Zoran Zaev. Ky i fundit i kërkoi Brukselit që të bëjë më shumë për zhbllokimin e procesit të integrimit dhe heqjen e bllokadës së vendosur nga Bullgaria. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos