Vota e emigrantëve, Gjiknuri: Vendos KQZ, ligji i ri i hap rrugën aplikimit

Nga A2 CNN
6 Qershor 2020, 16:26 | Politikë
Vota e emigrantëve, Gjiknuri: Vendos KQZ, ligji i ri i hap rrugën

Socialistët garantojnë mbështetësit e tyre se i qëndrojnë premtimit për votën e emigrantëve.

Damian Gjiknuri, që përfaqëson mazhorancën në negociatat me opozitën për Reformën Zgjedhore, sqaroi përmes një postimi në Facebook se në Ligjin e ri Zgjedhor është përcaktuar udhërrëfyesi që do të mundësojë zbatimin e votës së emigrantëve.

“Në vend që të hartonim dispozita të detajuara në ligj që më pas do të ishin të pazbatueshme dhe do të dështonin, me këshillën e ekspertëve ne zgjodhëm t'i japim detyrën Komisionit Qendror të Zgjedhjeve si organi i posaçëm teknik që me Akt Normativ dhe rregulla të posaçme të mundësojë aplikimin e votës në distancë e cila do të shpërndahet sipas qarqeve përkatëse në llogaritjen përfundimtare të rezultatit zgjedhor në Shqipëri”, shkruan Gjiknuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos