Votimet në shkollat e larta, të enjten zgjidhen drejtuesit e rinj të 12 universiteteve

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 15:18 | Sociale
Votimet në shkollat e larta, të enjten zgjidhen drejtuesit e rinj

Pas heshtjes zgjedhore, të enjten e 30 korrikut mbahen zgjedhjet për drejtuesit e rinj të 12 universiteteve publike. 4 mijë pedagogë dhe 70 mijë studentë kanë të drejtën e votës për krerët e rinj të shkollave të larta.

Pas krizës dhe tensioneve 4-vjeçare në Universitetin e Tiranës, vëmendja është përqendruar në garën e këtij institucioni, më i madhi në arsimin e lartë publik. Tre kandidatë për rektor dhe 9 për dekanë kanë mbyllur fushatën zgjedhore. Ata do të votohen nga 750 pedagogë dhe 25 mijë studentë. Për shkak të largimit në shtëpi nga pandemia, por dhe kundërshtive për peshën e ulët të votës studentorë 10%, numri i të rinjve në zgjedhje pritet të jetë i ulët. Por niveli i pjesëmarrjes së studentëve nuk kushtëzon mbajtjen e votimeve në shkollat e larta.

Pas mbylljes së procesit në orën 16:00, në çdo fakultet nis numërimi i votave për rektor, dekan dhe anëtar senati. Emrat e të zgjedhurve i dërgohen ministres së Arsimit, ndërsa rektorët e rinj presin dekretimin nga Presidenti i Republikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos