Kontrolle në dy burgje në vend, sekuestrohen disa pajisje që përdoreshin për komunikim

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2022, 22:04 | Kronikë
Kontrolle në dy burgje në vend, sekuestrohen disa pajisje që

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, me tetë grupe të forcave të saj operacionale, ka kryer kontrolle të befasishme në burgun e Rrogozhinës dhe atë të Reçit, përgjatë fashës orare 17-20.55 të ditës së diel.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, në burgun e Rrogozhinës janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstauar pajisje elektronike si televizorë, aparatura digitalbi, të cilat i kishin të cenuar elementët e sigurisë “vulat”. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërkohë në burgun e Reçit është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë ndërveprim në rrjetet sociale. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet u janë kaluar ekspertëve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të burgjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos