Makina përplas 17-vjeçarin në Tiranë, shoferi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2022, 07:32 | Kronikë
Makina përplas 17-vjeçarin në Tiranë, shoferi braktis

Një automjet ka përplasur një 17-vjeçar, i cili lëvizte në këmbë në zonën e Don Boskos në Tiranë.

Policia njofton se pas aksidentit, shoferi i mjetit, ende i paidentifikuar, ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendngjarja.

17-vjeçari me iniciale M.B. është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos