Lëshoi ekspertizë të rreme, lirohet mjeku Shkëlqim Korbi

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 10:43 | Kronikë
Lëshoi ekspertizë të rreme, lirohet mjeku Shkëlqim Korbi

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar liron nga burgu ekspertin Shkëlqim Korbi.

Gjykata ka vendosur të zëvendësojë për mjekun masën e sigurisë "arrest në burg" me "arrest në shtëpi". Mjeku kërkoi ndryshim të masës së sigurisë për shkak të problemeve shëndetësore.

Ai u arrestua së bashku me ish-gjyqtaren, Enkeleda Hoxha, dhe 8 persona të tjerë, pasi dyshohet se ishte i përfshirë në "korrupsion". Sipas SPAK, mjeku lëshoi një ekspertizë të rremë në mënyrë që të përfitonte lirinë e parakohshme me kusht Gentian Nezaj dhe Saimir Petani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos