
Policia e Tiranës ka nisur hetimet ndaj pronares së një çerdheje private pas një denoncimi të bërë nga prindërit e një prej fëmijëve.
Shtetasi O. J., kallëzoi në polici se gjatë qëndrimit në çerdhe ka dëmtuar dhe ka thyer kockën e këmbës foshnja e tij 18 muajshe.
Për këtë arsye ka nisur verifikimet për ngjarjen dhe pronaren e çerdhes private, shtetasen V.H. 46 vjeç. (A2 Televizion)