Vrasja e Floyd dhe koronavirusi “nxjerrin” Trump nga Shtëpia e Bardhë

Nga A2 CNN
8 Qershor 2020, 22:53 | Bota
Vrasja e Floyd dhe koronavirusi “nxjerrin” Trump nga Shtëpia e

Probleme kanë nisur të shfaqen në stafin e presidentit Donald Trump në lidhje me fushatën zgjedhore që pritet të nisë në muajt e ardhshëm ku miliarderi do të kërkojë të fitojë një mandat të dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Sondazhet e fundit të CNN tregojnë se mbështetja për Donald Trump ka rënë ndjeshëm pas vrasjes së George Floyd, dhe për shkak të mënyrës se si ai ka përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara.

Sipas sondazheve, Trump tashmë është 14 pikë pas rivalit të tij demokrat në garë, Joe Biden.

Burime jozyrtare nga Axios bëjnë me dije se këshilltarët e fushatës së presidentit janë duke kërkuar një slogan më pozitiv, me një temë tjetër që të ketë të njëjtin sukses si i mëparshmi, “Make America Great Again”. Kjo konsiderohet një detyrë jo shumë e lehtë, por stafi është i sigurt që do të mundet ta gjejë pasi ka ende kohë.

Në sondazhin e fundit të CNN rezulton se kandidati demokrat Joe Biden është në avantazh ndaj republikanit Trump me 14 pikë përqindje. Në kohën kur protesta për vrasjen e George Floyd ka ndezur Amerikën, Biden merr mbështetjen e 55% të të pyeturve ndërsa Trump 41%, shifër kjo më e ulëta e regjistruar ndonjëherë për miliarderin.

Në total, 33% e të pyeturve e mbështesin mënyrën sesi Trump po e menaxhon presidencën, ndërsa 57% jo. Këto shifra janë të ngjashme me ato të Jimmy Carter dhe George H.W. Bush në fund të mandatit të tyre. Të dy këta presidenti nuk arritën të rizgjidheshin për një mandat të dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos