Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lihet në burg Arbër Paplekaj

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 11:31 | Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, lihet në burg Arbër Paplekaj

Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën arrest me burg për Arbër Paplekaj, autorin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dy ditë para zgjedhjeve, ndërsa janë lënë të lirë të gjithë të akuzuarit e tjerë.

“Ndjehem i tronditur sepse një njëri ka mbetur i vrarë. Dhe nuk e di se cila është gjendja e familjes sime”. Kështu është shprehur Arbër Paplekaj, autori i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan në seancën gjyqësore.

Seanca gjyqësore ne Gjykatën e Elbasanit ndaj Arbër Paplekajt rifilloi pas ndërprerjes me kërkesë të avokatit të Paplekajt, i cili kërkoi më tepër kohë të njihet me disa të dhëna të reja.

Në makinën e Klemend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim është gjetur një listë me emra dhe disa karta ID, ndërsa në makinën e Mehmet Grecës janë gjetur një sasi e madhe parash. Emiljano Prenga ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak dhe nuk u paraqit në seancë. Ky i fundit dhe Nuredim Kasma kanë qenë të dënuar më parë. Prokuroria nuk ka sqaruar se kush qëlloi i pari.

Seanca për masën e sigurisë u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Autori i dyshuar i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Arbër Paplekaj pas krimit u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, tronditi qytetin në prag të zgjedhjeve parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos