Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për veprime procedurale sërish seanca

Nga A2 CNN
16 Shtator 2022, 10:33 | Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shtyhet për veprime procedurale sërish

Është shtyrë përsëri seanca për Arbër Paplekajn, dy ish-zv.drejtorët e Policisë dhe 6 efektivëve të Shqiponjës.

Mësohet se seanca e radhës është lënë për 23 shtator, shkak për këtë sipas avokatit janë bërë veprimet procedurale.

Avokati Marash Martinaj nuk ka shprehur shqetësim për shtyrjen e herëpashershme të seancave ndaj klientit të tij.

“Është seancë me dyer të mbyllur, shtyhet për veprime proceduriale, nuk shqetësohem për shtyrjen e seancave”.

Arbër Papleka akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, dy ditë para zgjedhjeve. Pas krimit u vetëdorëzua te komandanti i forcave Renea.

Thuajse mbi një vit pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit, në qershor të këtij viti, gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë "arrest shtëpie" për dy zëvendësdrejtorët e Policisë së qarkut të Elbasanit, Albert Nushi dhe Niko Palla, të cilët kanë qenë pranë vendngjarjes ku u ekzekutua me armë Pjerin Xhuvani, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit, tronditi qytetin në prag të zgjedhjeve parlamentare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos