Vrasja e Shinzo Abes, Rama: Tregon sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë

Nga A2 CNN
8 Korrik 2022, 12:48 | Politikë
Vrasja e Shinzo Abes, Rama: Tregon sa shumë janë tronditur themelet e

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, e konsideroi vrasjen e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe si një ngjarje që tregon se “sa shumë janë tronditur themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq që duhen eliminuar”.

“I tronditur dhe i pikëlluar nga vdekja e ish-kryeministrit Shinzo Abe. Ngushëllimet tona më të thella familjes së tij dhe popullit të Japonisë. Vrasja e tij nxjerr në pah se sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t'u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t'u përballur”, shkruan Rama në rrjetin social.

https://a2news.com/2022/07/08/u-qellua-me-arme-zjarri-nderron-jete-ish-kryeministri-japonez/

Presidenti Ilir Meta e konsideroi një ngjarje tragjike vrasjen e ish-kryeministrit të Japonisë Shinzo Abe. Në rrjetet sociale kreu i shtetit shkroi se ndihet “thellësisht i tronditur nga lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të ish-Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe”- dhe se “Dënoj me forcë aktin e rëndë kriminal dhe jam i bindur se autori do të marrë dënimin e merituar”.

Sipas presidentit Meta, ish-kryeministri Abe do të mbahet mend si një mik i çmuar i Shqipërisë dhe i popullit shqiptare në përkushtimin e pandërprerë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos