Vrasja në Lezhë, zbulohet “Benzi” i djegur! Brenda makinës u gjet dhe automatik

Nga A2 CNN
20 Korrik 2023, 18:04 | Aktualitet
Vrasja në Lezhë, zbulohet “Benzi” i djegur! Brenda

Kur nuk kanë kaluar 24 orë nga ekzekutimi i Nikolin Markut në Lezhë, Policia ka arritur që të gjejë një makinë të djegur brenda së cilës kishte dhe një automatik dhe dyshimet janë të forta që u përket autorëve të vrasjes.

Mjeti tip “Benz” u gjet në fshatin Gjadër, të fshehur në një parcelë arë, e ndërsa në brendësi të tij është gjetur një automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht.

Referuar burimeve zyrtare nga Policia e Lezhës, bëhet me dije sa makina tip Benz, në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal, Berat. Uniformat blu bëjnë me dije se makina dhe automatiku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale për t’u dërguar për ekspertime, e ndërsa nuk ka ende asnjë të dhënë mbi autorët.

Marku u qëllua me breshëri plumbash nga një mjet me xhama të zinj në lëvizje. Gjatë këtij momenti, autorët kanë thyer xhamin e makinës për të qëlluar shënjestrën dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Atentati ndodhi jo shumë larg shtëpisë së viktimës, në fshatin Balldre.

Pista e parë për policinë është hasmëria, pasi dyshohet se 42-vjeçari është vrarë për të marrë hakun e vrasjes së 51-vjeçarit Ardian Nikulaj në Shëngjin, më 19 prill fiks 3 muaj më parë. Dy autorët e maskuar kishin organizuar një atentat të mirëfilltë mafioz dhe e kishin vëzhguar viktimën hap pas hapi, edhe pse lëvizjet e këtij të fundit ishin të rralla në Lezhë.

Lezhë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L).

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve. (A2 Televizion)

Njoftimi i Policisë
https://a2news.com/2023/07/19/atentati-ne-lezhe-del-foto-e-nikolin-lekstakajt-42-vjecari-u-qellua-me-bresheri-plumbash-teksa-doli-nga-marketi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos