
Autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur në Vlorë, gjatë ditës së hënë, është arrestuar. Burime për A2 CNN, kanë konfirmuar se ai ndodhet në komisariatin e policisë së qytetit.
Sipas policisë, vrasja ndodhi rreth orës 11:45, në një qendër interneti, në lagjen “Hajro Çakërri”. Autori i dyshuar është identifikuar si 33-vjeçari Rei Meta, banues në Tiranë.
Sipas burimeve, vrasja e Armando Meshaut, ndodhi pas një sherri në një kancelari në qytet, ku viktima dhe autori debatuan për pronësinë e një apartamenti.
Sipas burimeve, debati ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve, ku shkaku mësohet se ka qenë një banesë. Meshau ka debatuar me personin në fjalë, duke e ofenduar dhe duke i thënë që nuk ka për ta marrë apartamentin, duke përdorur fjalë banale.
Më pas, sherri ka degraduar deri në dhunë fizike, ku autori e ka qëlluar dy herë me grusht në fytyrë 55-vjeçarin, i cili ra pa ndjenja në tokë, duke humbur jetën në vend. (A2 Televizion)