Vrau dhe hëngri nënën e tij, jepet dënimi për kanibalin

Nga A2 CNN
17 Qershor 2021, 17:14 | Bota
Vrau dhe hëngri nënën e tij, jepet dënimi për kanibalin

Një burrë spanjoll është dënuar me 15 vite e 5 muaj burg pasi vrau dhe hëngri nënën e tij.

Alberto Sanchez Gomez vrau nënën, e preu dhe e hëngri për dy javë, në një ngjarje që tronditi Madridin në vitin 2019.

28-vjeçari u arrestua në shkurt të vitit 2019 dhe gjyqi ndaj tij nisi në prill.

https://a2news.com/2021/04/22/shokoi-spanjen-dy-vjet-me-pare-del-para-gjyqit-kanibali-qe-hengri-nenen-e-tij/

15 vite u dënua për vrasjen dhe 5 muaj për faktin që copëtoi kufomën.

Gjithashtu, i dënuari duhet t’i paguajë 60 000 euro dëmshpërblim vëllait. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos