Vrau dhëndrin, plagosi avokatin, arrestohet autori i ngjarjes

Nga A2 CNN
4 Qershor 2021, 13:18 | Kronikë

Drejtori i policisë së Tiranës ka bërë të ditur se është bërë i mundur arrestimi i autori të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme pranë Gjykatës së Tiranës, ku mbeti i vrarë Kudret Saliaj.

Ai dyshohet se u vra nga vjehrri i tij, ndërsa mbeti i plagosur në këtë ngjarje edhe avokati Adriatik Cama, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

https://a2news.com/2021/06/04/vritet-me-arme-zjarri-nje-person-prane-gjykates-se-tiranes-plagoset-ish-prokurori/

“Në orën 11:50 ka ndodhur një ngjarje e rëndë në një lokal, ku është vrarë një person, i cili ka qenë në proces divorci me bashkëshorten. I babai i vajzës është autori i ngjarjes së rëndë. Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në polici. Viktima ka pasur një proces të gjatë divorci me bashkëshorten e tij. Bashkëshortja ka qenë e arrestuar për dhunë në familje. Po bëheshin seancat për divorc. Në këto kushte, babai i vajzës ka qëlluar me armë ish-dhëndrin. Gjatë ngjarjes është plagosur edhe avokati, i cili ka qenë në tavolinë me viktimën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos