
Policia e Los Angeles ka publikuar videot e një incidenti, ku një oficer vrau një vajzë 14-vjeçare, ndërkohë që po i qëllonte një personi tjetër.
Pamjet tregojnë policët që futen në një qendër tregtare pas njoftimit për një “klient agresiv” që po sulmonte klientët e tjerë. Njëri nga efektivët qëlloi 3 herë drejt tij, por njëri nga plumbat bëri rikoshet dhe vrau adoleshenten që po provonte fustane në dhomën e provës.
Viktima 14-vjeçare është Valentina Orellana-Peralta, e cila, sipas mjeko-ligjorëve, vdiq në vend nga plumbi në gjoks.
Polici që qëlloi është pezulluar nga puna, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, i vrarë mbeti edhe 24-vjeçari Daniel Elena Lopez, personi për të cilin ishte njoftuar policia nga shitëset në qendrën tregtare. (A2 Televizion)