
Prokuroria e Krimeve të rënda ka dhënë pretencën për Fadil Kasemin, vrasësi i ish-bashkëshortes së tij Fildez Hafizi.
Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Kasemin, të cilin sipas saj duhet ta kryejë në një burg të sigurisë së lartë.
Kasemi ekzekutoi ish-bashkëshorten e tij, gjyqtaren Fildez Hafizi më 31 gusht të vitit 2017, në Tiranë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta për mos funksionimin e hallkave që duhet të kishin mbrojtur të ndjerën, e cila kishte pasur edhe më parë probleme me ish-bashkëshortin. (A2 Televizion)