
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme në burgun e Fushë - Krujës ku trajtohen dhe vuajnë dënimin të gjithë ata persona me probleme të shëndetit mendor.
Zamir Topi, autori i vrasjes me sëpatë të Dashnor Osmanit ka varur veten në qelinë e tij në orët e vona të darkës. Burimet konfirmojnë për A2 se Zamir Topi kurohej me mjekim të detyruar për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
Për t'iu rikthyer ngjarjes, 4 muaj më parë Zamir Topi ka goditur me sëpatë në kokë shtetasin Dashnor Osmani duke e lënë të vdekur në vend në Pazarin e Korçës. Vetëm pak minuta më pas ai u kap nga policia duke mbajtur sëpatën në dorë.
Shkak i këtij konflikti mësohet të ketë qenë vendosja e varrit të të ëmës pranë varrit të babait të viktimës. (A2 Televizion)