
Një tjetër rast abuzimi i zbuluar që në vitin 2018 ndodhi në të njëjtën shkollë por ndonëse u ndoqën të gjitha instancat çuditërisht u mbyll. I përfshirë njëri prej të rinjve të arrestuar së bashku me 65-vjeçarin Doga, edhe 2 vite më parë kishte përdorur të njëjtën skemë, atë të shantazhit nëpërmjet fotove.
Por nëse denoncimi i 15-vjeçares që u abuzua nuk shkoi asnjëherë në polici në vitin 2018 abuzimi tjetër përshkoi të gjitha instancat.
Ka qenë psikologia ajo që së bashku me drejtorin e shkollës kishin referuar në polici abuzimin por edhe pse kështu nuk u bë asgjë. Ndonëse në atë kohë denoncimi u tërhoq policia nuk shkoi më tutje. Ajo që është më e habitshme është se edhe ministria e arsimit ka qenë në dijeni që në vitin 2018 ndërsa abuzuesi u rikthye në shkollë.
Familja e së miturës u largua nga banesa e tyre për shkak të kërcënimeve apo dhe presonit në të cilin ndodheshin në zonën e Babrrusë. Pak ditë më parë ministrja e arsimit fajësoi mediat për publikimin e ngjarjeve të tilla por mesa duket ka qenë në dijeni të tyre që prej vitit 2018 dhe nuk ka bërë asgjë për to. (A2 Televizion)