
Lirohet shefi i Policisë Fushë-Arrëz, Izmir Duraku, i cili ishte ndaluar mbrëmë si i akuzuar se kishte abuzuar seksualisht me një vajzë të jetimores së Shkodrës.
Dje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka ndaluar shefin e Stacionit Policor Fushë-Arrëz, i dyshuar për marrëdhënie seksuale me dhunë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në vitin 2015, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.
Bazuar në provat e mbledhura, ka dyshime të forta se në muajin prill 2015, ajo është ngacmuar seksualisht nga një punonjës policie në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër, kur efektivi ishte me detyrë Specialist i Hetimit të Krimeve në DVP Shkodër. Shtetasja kishte shkuar për të denoncuar për përdhunimin që i kishin bërë disa persona në 2015, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër. (A2 Televizion)