Vrau shokët e klasës, adoleshentit i jepet laptop që të ndjekë mësimin nga burgu

Nga A2 CNN
26 Mars 2022, 12:33 | Bota
Vrau shokët e klasës, adoleshentit i jepet laptop që të

Një 15-vjeçar amerikan, i cili ka vrarë 4 shokë në gjimnazin e tij, do të marrë një laptop për të vazhduar mësimin “online”, nga burgu.

Ethan Crumbley do të pajiset me laptop dhe internet muajin e ardhshëm, sapo të mbushë 16 vjeç.

Adoleshenti, i cili akuzohet për 4 vrasje me paramendim, nuk e ka marrë ende dënimin e tij për ngjarjen që ndodhi në 30 nëntor, në Oksford.

Edhe prindërit e tij, James dhe Jennifer Crumbley, janë në burg, pasi i kishin dhuruar djalit armën me të cilin kreu krimin. Gjithashtu, akuzohen se nuk kanë ndërhyrë kur fëmija i tyre tregoi shenja të problemeve mendore në shtëpi dhe në shkollë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos